Kryetari i “Dardanëve” e komenton interesimin e vogël të tifozëve për ndeshjen me Kosovë – Izrael

Të dielën Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45.

Në një intervistë ekskluzive për lajmin.net ka folur kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.

Berisha ka folur edhe për interesimin e ulët të tifozëve për ndeshjen me Kosovë – Izrael.

Sipas tij arsyeja e interesimit të ulët janë rezultatet, por ai ka deklaruar se kjo nuk duhet të ndodh.

“Po shihet që është pak e zbehtë interesimi, por kjo është normal për shkak të rezultateve. Megjithatë nuk duhet të jetë kështu, pasi Kosova duhet të përkrahet gjithmonë”, tha ai.


Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Izraelin, në një ndeshje me rrethana të pazakonta.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në një barazim 1:1, me Kosovën që ishte më e mirë në fushë.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.