Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski me anë të një postimi në fejsbuk ka bërë të ditur se pas disa simptomave të vogla që ka ndjerë, menjëherë ka bërë testin për Covid-19 dhe i njejti ka rezultuar pozitiv.
“Edhe përkundër respektimit të masave, dua të ju informoj sot se pas simptomave të vogla të cilat i kisha menjëherë kam bërë testin për Covid-19 dhe i njejti ka rezultuat pozitiv.Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë e infektimit dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nëse ju ose të dashurit tuaj ndjeni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj të familjes dhe mos refuzoni të testoheni”, ka shkruar në fejbuk Smilevski. /SHENJA/