Gashi, Ismaili, dhe Shabani hapën solemnisht Pallatin e Kulturës në Vrapçishtë

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri i Kulturës,
Hysni Ismaili, dhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, bënë hapjen
solemne të Pallatit të Kulturës “Shota”, pas rikonstruimit të tij të plotë, në
fshatin Negotinë të Vrapçishtit Pas hapjes solemne ministri Ismaili mbajti fjalim
para banorëve të Vrapçishtes, duke folur mbi rëndësinë e objekteve kulturore në
vend dhe zhvillimin e saj tek shoqëria shqiptare.