Kryeministri Hristijan Mickoski komentoi pretendimet e opozitës se pushteti po përgatitet për zgjedhje të parakohshme madje shumë më herët se pranverën e vitit të ardhshëm. Mickoski tha se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, nëse opozita i sfidon.
“Qëndrimi im është i qartë se kjo qeveri ka mandat deri në pranverën e vitit 2028, ne jemi të fokusuar që në këtë mandat t’i plotësojmë ato që qytetarët i presin prej nesh, përfshirë edhe projekte kapitale. Por kuptohet nëse jemi të sfiduar ne jemi këtu që të përgjigjemi ndaj asaj sfide.“ – Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk



