Kryeministri Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

Kurti ngushëlloi ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe gjithë familjen e tij për humbjen e babait.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti.

Ndryshe, Fazli Veseli është varrosur dje në ora 19:00 në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa Kadri Veseli nuk arriti të jetë i pranishëm në varrim.