“Kush po xhelozon, le të ma kafshon”, Melinda ‘diss’ për Taynën në këngën e re

Nora, Gjiko dhe Melinda Ademi kanë lansuar projektin e ri muzikor “Ay Caramba”, i cili po dëgjohet mjaft shumë nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.

Disa fansa kanë komentuar se reperja Melinda ka thumbuar Taynën me disa vargje ku thotë se të pasmet e saja janë të vërteta dhe kush mendon ndryshe mund ta vërtetojë atë duke ia kafshuar.

Në njërën pjesë ajo shprehet: “Kush o tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon, le të ma teston, le të ma kafshon”.

Ndërsa në duetin e Taynas me reperen angleze, këngë kjo që u lansua para pak muajsh ajo shprehet: “Ki menu ki prapanicë me u shty me mu po ke harru i ki silikon”, dhe vargjet e Melindës sigurisht se kanë shtyrë fansat të mendojnë se ajo ia ktheu Taynës ‘diss-in’ me të njëjtën monedhë.

Videoja e postuar në TikTok vijon si më poshtë./Lajmi.net/