Kryeministri i parë shqiptar do të zgjedhet pa votën e Ali Ametit!

Xhevdet Hajredini

Pasi ka ardhë koha për kryeministër të parë shqiptar, kjo edhe do ngjajë, prandaj edhe s’ka nevojë kaq pluhur ngrehet. Talati u zgjodh edhe pa votën e Ali Ametit dhe s’u bë kijameti.

Është e pamundur kryeministri njëkohësisht të jetë edhe mbipartiak edhe “copë e rëndësishme e mozaikut të strategisë së BDI-së”.

Kryeministri i parë shqiptarë, si “copë e rëndësishme e mozaikut të strategjisë së BDI-s”, do të duhet ta pranojë, mbrojë dhe zbatojë programin “shumë voluminoz, shumë ambicioz dhe shumë modern” të saj, në hartimin e të cilit aspak nuk ka marrë pjesë.

Askush s’është, as që mund të jetë kundër kryeministrit shqiptar, nëqoftëse për të voton shumica e deputetëve në kuvend.
Mos u përpiqni të shkaktoni përçarje dhe urejtje mes shqiptarëve. Mjaftë më, se jeni duke e kaluar çdo kufij.
A se shihni se arritët deri aty sa që shpëtimin ta kërkoni tek Naser Ziberi i PPD-s.