“Bomba” të reja, bisedë Mickoski-Kiçeec

Bombë e re nga kompleti i bisedave të përgjuara mes Zoran Milevski Kiçeec i dënuar në rastin “Reket” dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Incizimi prej 23 sekondave është publikuar në kanalin Youtube. Të dytë bisedojnë për protestën e opozitës që u mbajt para qeverisë më 2 qershor dy vjet më parë. Një pjesë e autobusëve që kanë transportuar qytetarët nga qytetet tjera i ka paguar Sasho Mijallkovi i cili pas disa muajve nga protesta ishte përjashtuar nga partia.

“Sasho asnjëherë nuk ka ardhur në parti, i thyer nga derti. Sasho dha dy herë nga 5 mijë euro për autobusët për 2 qershor. Janë donacion nga Sasho”- thotë Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Kjo është ndihma e dytë për arkën e partisë VMRO DPMNE, për të cilën flet Mickoski në “bomba”. Në incizimet e mëhershme u publikua se ndihmë ka pasur edhe nga biznesmeni Orce Kamçev. Si kthim, opozita do ta kundërshtojë ligjin e ri për prokurori, me çka hetimi në rastin “Perandoria” kundër Kamçevit do të vazhdonte të zhvillohet. Nga VMRO DPMNE sot shkurt u përgjigjën për donacionin e Mijallkovit.

“Për informacione më të hollësishme të drejtoheni tek partneri afarist i Zoran dhe Vice Zaev, Sasho Mijallkovi”- deklaroi Naum Stoillkovski- VMRO DPMNE

Paralelisht me “bombën” e re për Mickoskin, sot u publikuan dy incizime të reja edhe për kreun e LSDM-së Zoran Zaev ku flet për koalicionin para katër viteve, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Paraprakisht u publikuan edhe incizime në të cilat dëgjohen zërat e Zoki Kiçeec dhe biznesmenit kontrovers malazez, për të cilat opozita pohon se janë dëshmi se Zaev ka marrë 300 mijë euro për referendumin./Alsat