Kryeministri bullgar: Nuk do t’i dërgojmë Ukrainës armë, mund të rrezikojmë!

Bullgaria do të vazhdojë të dërgojë ndihma humanitare në Ukrainë dhe të pranojë refugjatë nga lufta, por nuk do të dërgojë pajisje ushtarake-Kështu deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin duke vënë në dukje se vendi i tij gjendet shumë pranë konfliktit . Petkov injoron kë shtu thirrjet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për pajisje të  reja ushtarake që  ti bë jë  ballë  agresionit rus .

Kryeministri Petkov falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për gatishmërinë e tyre për të ofruar një sinë  ushtarake të  këmbësorisë “Stryker” në përpjekje për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin vuri në dukje se përmirësimi i gatishmërisë ushtarake së Bullgarisë me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Evropa përballet me një sfidë të madhe sigurie.

“Doja të nënvizoja rëndësinë e njoftimit se Bullgaria ka krijuar dhe po udhëheq një grup beteje shumëkombëshe të NATO-s. Është një hap i rëndësishëm dhe ne e mbështesim plotësisht,” tha Austin.

Bullgaria, dikur aleati më i ngushtë i Moskës gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, tani vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po krijon një grup beteje deri në 1,000 trupa ushtarake. Grupi i betejës pritet të presë gjithashtu trupa ushtarake edhe nga vendet e tjera aleate.

Klan News