Kryeministri britanik i përgjigjet fjalimit të presidentit ukrainas: Po inspironi miliona njerëz

Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz me kurajën e tyre, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson, në përgjigje ndaj fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, përballë deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që të vendosin sanksione dhe rrisin presionin kundër Rusisë, përcjell Klankosova.tv.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe do të zbatojë secilën metodë të mundshme, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, të dështojë në përpjekjet e tij dhe që Ukraina të jetë sërish e lirë.