Pandemia nuk mund t’a ndalojë arritjen e konsenzusit nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në BE, kështu deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok. Ai gjatë viszitës së sotme në Shkup tha se Maqedonia e kreu detyrën e saj dhe ka mbështetjen e plotë nga ana e tyre.




Ivan Korçok, Ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë
“Nuk mund të lejojmë që përshkak të pandemisë të mos e bëjmë atë që është mirë për Bashkimin Evropian që ka të bëjë me zgjerimin. Edhe pse pandemia mund të ketë ndikimin e saj, nuk mund të ndikojë në kornizën e saj. I vlerësojmë vendet në raport me atë se sa i plotësojnë kushtet e tyre. Ne do ta potencojmë edhe njëherë, që të filloni dhe njëher me këtë proces, është i nevojshëm një konsenzus nga 27 vendet anëtare dhe jamë i sigurt që pandemia nuk mund të e ndalojë që të arrihet ai konsenzus gjatë kryesimit të Portugalisë”.
Ndërsa sa i përket çështjes së Bullgarisë, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se i kanë pranuar vërejtjet e dhëna, kurse për bashkëpunimin ndërsektorial i kanë qëndrimet e tyre. Osmani gjithashtu potencoi se duhet të kenë një plan aksionar i cili duhet të jetë bazë në mbledhjen e ardhshme të komisionit qeveritar që pritet të realizohet së shpejti.
Bujar Osamni, Ministër i Punëve të Jashtme
“Ne mendojmë që duhet të paraqitet një plan aksionar me të cilën do të vazhdojmë të punojmë dhe që ta ruajmë ambientin në bashkëpunim mes dy shteteve përderisa diskutojmë. Mendojmë se paralelisht me këtë edhe procesi Europian duhet të vazhdojë për të plotësuar planet tona. E kam paraqitur tek të gjitha Ministritë planin vëllimorë në mënyrë që të plotësohet në qoftë se ka mungesa”
Qëllimi i takimit të sotëm ishte përforcimi i mardhënieve bilaterale mes të dyja vendeve, ndërsa krerët e këtyre institucioneve kanë bërë të ditur se, Sllovakia ka pranuar propozimin e Maqedonisë së Veriut për hapjen e një ambasade në Bratisllavë. /SHENJA/