Kryediplomati kinez: Jo veprime të njëanshme mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore

Kina dhe Vietnami duhet t`i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore nëpërmjet konsultimeve miqësore dhe të mos ndërmarrin veprime të njëanshme, tha të dielën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Ai u bëri thirrje të dy vendeve për përpjekje të përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm në Detin e Kinës Jugore dhe për të thelluar bashkëpunimin detar. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet anëtare të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të nxitur bisedimet mbi Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore dhe për të arritur një kod sjelljeje thelbësor dhe efektiv, vuri në dukje kryediplomati.

Ministri i Jashtëm kinez i tha këto gjatë vizitës në Vietnam, ku u takua me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong, kryeministrin Pham Minh Chinh dhe ministrin e Jashtëm vietnamez Bui Thanh Son. (Li Huailiang/Artan)