Kryediplomati gjerman thotë se OBSH-ja duhet të financohet

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kryediplomati gjerman me rastin e shpërndarjes së raportit të një televizioni gjerman të lajmeve në Twitter për njoftimin e Trumpit shkroi se virusi nuk ka kufij.

” Ne duhet të bashkëpunojmë fort kundër Covid 19. Është një nga investimet më të mira për forcimin e KB, dhe OBSH e nënfinancuar, për shembull në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Schuldzuweisungen helfen nicht. Das Virus kennt keine Grenzen. Wir müssen gegen #COVID19 eng zusammenarbeiten. Eine der besten Investitionen ist es, die @UN, allen voran die unterfinanzierte @WHO, zu stärken, z.B. bei der Entwicklung und Verteilung von Tests und Impfstoffen. https://t.co/ugVbnZFx7R