Kryediplomatët e Kinës dhe Brazilit çmojnë lart rëndësinë strategjike të lidhjeve dypalëshe

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij Mauro Vieira vlerësuan lart të enjten rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve shkruan CMG.

Gjatë takimit të tyre në kryeqytetin brazilian Brazilia, Vieira vuri në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Brazilit dhe Kinës, gjë që ka rëndësi të veçantë.

Marrëdhëniet braziliano-kineze kanë vazhduar të zhvillohen gjatë viteve të fundit dhe fushat e bashkëpunimit janë zgjeruar, tha ai.

Pala braziane po pret me padurim ta përdorë mundësinë e organizimit të samitit të G20-s në vitin 2024 në Rio-de-Zhanejro për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë ndërmjet Brazilit dhe Kinës, për t’u sjellë një nxitje të fortë marrëdhënieve dypalëshe dhe për t’i krijuar perspektiva më të gjera bashkëpunimit miqësor Brazil-Kinë në 50 vjetët e ardhshëm, theksoi Vieira.

Wang tha se Kina e vlerëson miqësinë me Brazilin dhe është e gatshme të përdorë 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe si mundësi për t’u përgatitur për shkëmbimet e nivelit të lartë në fazën e ardhshme dhe për të planifikuar kremtimet për përvjetorin, duke e ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Brazil në një nivel të ri me gjallëri e perspektiva të reja.

Ai u shpreh se Kina e mbështet Brazilin në organizimin e samitit të G20-s dhe në luajtjen e një roli më të madh në çështjet ndërkombëtare e rajonale.