Kroacia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është ndjerë pas orës 12 në Zagreb, Banja Lluka dhe Sarajevë, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë. Qendra Sizmiologjike Euromediterane (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.3 shkallë të Rihterit.

Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, diku rreth Petrinja.

Tërmeti u ndje edhe në Serbi.