Kroacia ankohet për fitoren e Ukrainës në Eurovizion: Kur ne ishim në luftë, askush s’na votoi

Fitorja e Ukrainës në edicionin e 66-të të Eurovizionit është përcjellur me ankesa nga Kroacia.

Të gjithë pretendojnë se fitorja e Ukrainës është për shkak të solidaritetit dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Kroacia është ankuar duke thënë se në vitet 90-ta kur ata ishin në luftë, askush nuk ishte solidarizuar me ta dhe nuk i kishte votuar.

Madje në edicionin e vitit 1993, Kroacia nuk kishte marrë asnjë votë nga shtetet evropiane në Eurovizion.

‘Don’t Ever Cry’ nga Put ishte kënga e parë që përfaqësoi Kroacinë e pavarur në Eurovision Song Contest, dhe kënga kishte të bënte me vuajtjet në Kroaci.

“Ne ishim në vendin e 15-të nga gjithsej 25 vende që konkurruan në finale. Juria nuk vendosi atëherë fituesin, por votat e publikut. Morëm 31 pikë gjithsejtë, dhe askush nuk solidarizohej me ne” thuhet në një reagim kroat.