Kroaci, regjistrohet rasti i parë me koronavirus

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë me sëmundjen e koronavirusit të ri. Këtë e bëri të ditur kryeministri, Andrej Plenkoviq, i cili saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile.

Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit.

Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000.
Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme.

OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet “duhet të jenë në fazën e përgatitjeve”.

Është regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për një djalë të ri që është shtrirë në një klinikë infektive në Zagreb. Lajmin e konfirmoi kryeministri Andrei Plenkoviç deri sa shtoi që për momentin pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore. Në qytetin kroat të Rijekës po kryhen analiza ndaj disa personave tjerë të cilët kanë punuar në veri të Italisë.