Zëvendësministri i shëndetësisë në Iran preket nga koronavirusi

Ministria e shëndetësisë në Iran konfirmoi sot se zëvendsëminsitri, Iraj Harirchi tani është në karantinë, shkruan BBC.

Presidenti Hassan Rouhani ndërkohë u bëri thirrje iranianëve që të mos u frikësohen, duke thënë: “Ne do ta mposhtim virusin”.

Zyrtarët kanë raportuar për 95 raste të konfirmuara që nga java e kaluar, por numri aktual mendohet të jetë shumë më i lartë

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që rritja e papritur e rasteve në vend është “thellësisht shqetësuese”.