Kritikat për Moises Caicedo nuk janë të drejta sipas Mauricio Pochettino, ai shpjegon fillimin e ngadaltë të blerjes rekord të Chelseat

Mauricio Pochettino ka mbrojtur nënshkrimin rekord të Chelseat, Moises Caicedo teksa ai po përgatitet të përballet me ish-klubin Brighton.

Chelsea mposhti në garë Liverpoolin për transferimin e mesfushorit ekuadorian, duke thyer rekordin e transferimeve britanike, pasi shpenzuan 115 milionë funte (134 milionë euro).

Mesfushori nuk ka qenë në gjendje të tregojë qëndrueshmërinë që tregoi në Brighton, por Pochettino pohon se duke marrë parasysh pritshmëritë për lojtarin në Stamford Bridge dhe do të ishte e padrejtë të hidheshin paralele.

“Unë mendoj se është një proces. Tundimi është të analizosh dhe krahasosh një lojtar nga një sezon në tjetrin, por nuk është e drejtë. Është një mjedis tjetër, moment i ndryshëm, si situata që është tani. Ai mbërriti kur ne tashmë po luanim ndeshje në Ligën Premier, pa para-sezon”.

“Është një situatë emocionale që ndodhi me të. Më pas ai u lëndua me ekipin e tij kombëtar dhe nuk ka pasur kohë për të pushuar apo rikuperuar. Tani kemi disa muaj që lojtarët të pushojnë dhe të luajnë dhe të përqendrohen te Chelsea. Është e padrejtë të krahasosh lojtarët nga një sezon në tjetrin”, deklaroi Pochettino.

Ekuadoriani tregoi shumë aftësi në mesfushë me Pulëbardhat së bashku me Alexis Mac Allister, i cili gjithashtu është larguar nga klubi për t’u bashkuar me rivalët e Chelseat, Liverpoolin.

22-vjeçari pritet të startojë për skuadrën e Pochettinos kur ata të përballen me Brighton të dielën, më 3 dhjetor, pasi të dy klubet kërkojnë t’i rikthehen rrugëve të fitoreve pasi kanë sezon të paqëndrueshëm.