Krisin sërish armët në Ukrainë

Separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 10 herë armëpushimin në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 10 herë armëpushimin në zonat Pisky, Hnutove, Shyrokyne, Vodiane, Avdiivka të rajonit Donbas.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës Ruslan Khomchak në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars tha se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer grumbullime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që prej vitit 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona./AA