Krisin grushtat mes dy pijanecëve në Shkup gjatë orës policore

Dy persona të dehur kanë shkëmbyer grushta mes veti në Shkup, gjatë ndalesës për lëvizje. Ata janë arrestuar nga policia dhe do të përballen me padi adekuate, transmeton Gazeta Lajm.

“Më datë 14.04.2020 në ora `8 e 50 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën ’23 tetori’ në Shkup gjatë kohës së ndalesës për lëvizje, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndërsjella ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike mes V.V. (30) dhe Z.N. (54) që kanë qenë të dehur, të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate ndaj tyre”, njoftoi policia.