Kreu vepër penale dhe iku nëpërmjet autobusit – paraburgoset 31-vjeçari nga Shkupi

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka nisur procedurë kundër 31-vjeçarit nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë, transmeton TV21.

I dyshuari, më 24 qershor me forcë ia ka marrë një gruaje zinxhirin e arit dhe më pas ka ikur me autobus.

Por, është kapur nga policët në stacionin e ardhshëm të autobusëve ku edhe është arrestuar. Ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe masa e paraburgimit.

“Më 24 qershor, në rrugën “На 24 јуни, на улицата “Kryengritja e Razllovecit” në Shkup, në afërsi të supermarketit, i dyshuari është afruar afër nga prapa shpinës së të dëmtuarës, e ka kapur për krahun e majtë, dhe me dorën tjetër i ka shkëputur zinxhirin e arit, duke arritur pasuri prej 30.000 denarë. Duke vrapuar ka ikur në stacionin e autobusit në bulevardin “Aradhet partizane” dhe ka hipur në autobus. Nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria 15 minuta më vonë, në stacionin e autobusëve në “Simpo”, ku e kanë gjetur edhe zinxhirin e arit. Prokurori publik deri te Gjykata Penale Shkup ka dorëzuar kërkesë për parashtrim të masës së paraburgimit”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë.