Kreshnik Bekteshi: Jam shqiptar, jo maqedonas – gazetarja nga Tirana ia ngatërroi kombësinë (Video)

Gjatë konferencës mes ministres nga Shqiperia Delina Ibrahimaj dhe ministrit te ekonomise nga RMV-ja, Kreshnik Bekteshi në Tiranë, gazetarët nuk nguruan që ta pyesnin ministrin Bekteshi për çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor.

Mënyra e adresimit ndaj ministrit të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit, nuk i ka pëlqyer këtij të fundit, duke u kundërpërgjigjur menjëherë.

Gjatë konferencës për marrëdhëniet ndërmjet ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gazetarët nuk nguruan që ta pyesnin ministrin për çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor. Por nuk përdorën termat e duhur, duke iu referuar si “ministër maqedonas”.

Gazetarja: Kisha një pyetje për ministrin maqedonas…*flet për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Bekteshi: Ndjesë po jam ministër i Maqedonisë së Veriut, nuk jam maqedonas, jam shqiptar.

Edhe pse një lapsus, duket se ministri nuk e ka pritur mirë “ndryshimin” e kombësisë, duke saktësuar gjithçka në kohë, pa lënë vend për keqkuptime.