Krerët e VLEN-it takohen me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Krerët e VLEN-it sot kanë mirëpritur delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të përbërë prej përfaqësuesve nga vende të ndryshme evropiane.

Në kuadër të misionit të tij parazgjedhor, Komisioni u interesua për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

VLEN mbetet e angazhuar fuqishëm për zgjedhje korrekte, të drejta, demokratike dhe sipas standardeve më të larta evropiane.