Kremlini: Kryeministri britanik është lideri më aktiv anti-rus

Kremlini zyrtar ka thënë se kryeministri britanik, Boris Johnson, është lideri më aktiv anti-rus, duke shtuar se qasja e Londrës zyrtare do të çojë në një rrugë pa krye.

“Sa i përket Boris Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë anti-rus. Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, siç citon agjencia ruse e lajmeve RIA.

Më herët sot, Britania e Madhe njoftoi sanksione ndaj 65 grupeve dhe individëve të tjerë rusë, duke përfshirë një firmë private ushtarake dhe një bankë të madhe ruse.