“Kovid-19”, situatë alarmante është edhe në shtetet evropiane

Shtetasit tanë që jetojnë nëpër vendet Evropiane na rrëfejnë se si është situata e krizës nga Virusi Korona në qytetet e tyre. Lombardia prej 10 marsit në Karantinë, ku gjendet edhe qyteti i Milanos. Shtetasi i ynë Burimi përmes video thirrjes na informon se gjendja e jashtëzakonshme ka bërë që t’i mbyllin edhe fabrikat. Ai thotë se lëvizjet bëhen me leje të posaçme vetëm për rastet urgjente.

Të hapura janë vetëm marketet dhe barnatoret. Me leje të posaçme lëvizim nëse kemi nevojë të dalim jashtë komunës sonë. Pagat janë reduktuar, merret 80% e rrogës të cilën e siguron shteti për shkak të ndërprerjes së punës, sipas sistemit të zyrave të punës. Kurse të gjërat ushqimore nuk ka mungesë, çmimet nuk janë rritur. Ka disa mungesa të mjeteve higjienike, por jo në masë të madhe – tha Burim Qaili, qytetar nga Milano.

Edhe në Gjermani situata është duke u rënduar thonë të dhënat. Habibja, e cila jeton në Mynih me familjen e saj tregon se mungesë ka tek mjetet higjienike. Kurse, lëvizjen e kanë të lirë, por me kujdes të shtuar. Ajo thotë se punët janë ndaluar, përveç atyre fabrikave për prodhime ushqimore.

Çdo lëvizje për të blerë gjëra të përditshme është e lejuar dhe për të marr ajër të pastër por nuk lejohet të kemi kontakte me njerëzit e tjerë. Për shembull unë kam të drejtë të dal me fëmijët e mi për një kohë të shkurtë, por prapë të kthehem në shtëpi pa pasur kontakt me personat e tjerë. Pak ka ndryshime, gjërat higjienike është vështire të gjenden sidomos dezinfektuesit. Ka më shumë se nj muaj që nuk kemi pasur shanse më të marrim një dezinfektues. Në barnatore po, por çmimi i një ambalazhi pre 250 ml është dyfishuar – u shpreh Habibe Ahmeti, qytetare nga Mynihu.

Shtetasit e tjerë nga Suedia na thonë se situata në Skandinavi është më e relaksuar. Në Suedi gjendja nuk është alarmante, por nuk jepen detaje për të prekurit me Virusin Korona. Sipas tyre, raportohet shkurtë për tu ruajtur qetësia e popullsisë. Statistikat tregojnë se në këtë shtet verior 30 mijë persona e kanë humbur vendin e punës, ndërsa oraret e shkurtuara kanë shkurtuar edhe pagat.

Edhe në Suedi fabrikat janë mbyllur, ndërsa hapur janë shitoret ushqimore, farmacitë dhe pompat e benzinës. Çerdhet, shkollat dhe fakultetet gjithashtu janë nën dry.