Filipçe: Tre pacientë janë shëruar, 15 në gjendje të rëndë

Në Klinikën për sëmundje infektive ka humbur jetën një person 63 vjeçar nga Labubnisihti, tha sot në konferencë për shtyp, Venko Filipçe.

Sot janë lëshuar tre pacientë dhe katër testimet shtesë priten për katër pacientë të cilët nëse janë negative nesër do të lëshohen në shtëpi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 pacientë, numri i përgjithshëm është 555 persona të infektuar.

Ne Klinikën infektive janë 74 pacientë, 15 janë me formë të rëndë të sëmundjes të tjerët të mesme dhe janë në kondicion të mirë.

“Duke e ditur se trendi është duke u rritur në takimet intensive është diskutuar edhe filloi të zbatohen strategjitë për aktivizimin aktiviteteve tjera. Në lidhje me qasje ndaje pacientëve qasja dot ë vazhdoj të jetë e nejtë. Ata që janë në gjendje të lehtë të kurohen në shtëpi, ndërsa ato tjerët në klinikë. Është vendosur në funksion edhe spitali 8 shtatori”, tha Filipçe. /SHENJA/