Kovid-19, mbi 2.5 milionë viktima në botë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2,5 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 2 500 186 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 515 408 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 248 646 viktima, Meksika 181 809, India me 156 713, Britania me 121 747, Italia 96 348, Franca 85 044, Rusia 84 430, Gjermania 69 341, Spanja 68 079, Irani 59 736, Kolumbia me 59 118 dhe Argjentina me 51 510.

Ndërkaq, në Turqi deri më tani janë regjistruar 28 285 të vdekur.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë regjistruar 112 820 588 të infektuar, ndërsa prej tyre 88 405 855 e kanë fituar betejën kundër virusit./ATSH