Filipçe: Rastet me Covid-19 u rritën për shkak të variantit britanik

Duke komentuar rritjen e rasteve me Covid-19 dhe mbushjen graduale të kapaciteteve spitalore, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka treguar se dje ka folur me laboratorin MANU dhe atë të klinikës “Zhan Mitrev”.

Tha se rastet e reja kanë ardhur si rezultat i pranisë së variantit britanik të virusit në vendin tonë.

“Dje kam folur me përfaqësues të laboratorit në spitalin Zhan Mitrev, ku varianti britanik është i pranishëm në 70%. Është e dukshme se po rritet dhe është e dukshme se një pjesë e kësaj rritjeje shkaktohet edhe nga prania e këtij varianti të virusit, për të cilin e dimë se shumë më shpejtë përhapet.

Megjithatë ka qetësuar, se rritja e numrit të pacientëve që janë shtrirë në spitale, për momentin nuk rrezikon me stërmbushjen e kapaciteteve spitalore.

“Është rritur numri i pacientëve që hospitalizohen, por jo deri në atë shkallë sa të rrezikohen kapacitetet spitalore”, tha më tej Filipçe, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar se ka vende të lira në spitalet e vendit, madje edhe në Klinikën Infektive, pa atë modulare. Ndërkaq ka shtuar, se plani që klinikat tjera të shndërrohen në spitale Covid, ende vlen dhe në rast se vijmë deri të plotësimi i kapaciteteve, edhe kuadri mjekësor fillon me punë me rotacion./TV21