Kovaçevski siguron se Qeveria i ka numrat për të ecur përpara

Kryeministri Kovaçevski gjatë konferencës për situatën energjetike, u përgjigj edhe për çështjet politike në vend. Gjatë pyetjeve të gazetarëve, nēse me levizjet e fundit në BDI, Qeveria i ka apo jo numrat, deputetët për të vazhduar perpara, ai u përgjigj se është i sigurt se numrat janë.

“Jam i sigurt se kemi një shumicë qeveritare”- u pergjigj Kovaçevski.

Ndersa nuk deshi të komentoje emerimet e fundit në Qytetin e Shkupit nga radhët e “Grupit të zjarrit” të BDI-së, dega Çair dhe Saraj.
“Kryetari i BDI-se është deklaruar edhe për emerimet e bëra nga Qyteti i Shkupit, une nuk kam asnjë lidhje me keto emerime”, tha Kovaçevski.