Kovaçevski: Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes në Qytetin e Shkupit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se Këshilli Ekonomik pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sontme ka sjell vendim që ngrohja për qytetarët e Shkupit të filloj më 15 tetor.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. Kjo krizë kemi thënë që bashkë do ta kalojmë ashtu siç e kaluam krizën me pandeminë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.