Kovaçevski s’heq dorë nga “Ballkani i Hapur”, por çka tani Ali Ahmeti dhe ministrat e tij?!

Shkruan: Naser Pajaziti

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk heq dorë nga “Ballkani i Hapur”.

Këtë e bëri të ditur dje kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke bërë të qartë se ky projekt do të ketë jetë, sidomos në relacionin me kryeideatorin e tij, Aleksandar Vuçiq.

“Ballkani i hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të dukshme, të prekshme. Të dielën e ardhshme do kem takim me Bërnabiç për taksat. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet, meqënëse ai angazhohet për të njëjtat vlera si Procesi i Berlinit” , bëri të qartë Kovaçevski dje në konferencën e përbashkët në Shkup me Edi Ramën.

Po sikur Kovaçevski a mendon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrat tij?

Pra, si do të veprojnë shqiptarët në Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut. Nga do t’ia mbajnë?!

Pas Kovaçevskit e Vuçiqit, apo pas paternalistit Edi Rama, që një muaj më parë fliste ndryshe dhe tanimë është totalisht i shpërqëndruar, duke e shpallur projektin të “vdekur”, dhe duke u fokusuar tani tek “Procesi i Berlinit”.

*postim në facebook