Kovaçevski për Zërin e Amerikës: Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka qëndruar për vizitë zyrtare në SHBA. Ai në intervistë për Zërin e Amerikës, tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë obligim ndërpartiak dhe përgjegjësi e të gjithë aktorëve publik në vend.

“Tani na takon ne të marrim sa më shpejt vendimet në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE. Ky është obligim i të gjithë anëtarëve të Kuvendit, i të gjitha partive politike, sepse këto janë vendime mbipartiake nga të cilat varet e ardhmja e gjeneratave të tashme” tha Kovaçevski.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka 45 për qind legjislacion të harmonizuar me BE-në dhe se sipas raporteve që marrim nga Brukseli, është realitet që vendi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2030.