Kovaçevski për fitoren e Macronit: Fitore e Francës dhe BE-së

Fitoren e Emmanuel Macronit si president i Francës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e sheh si fitore edhe të Francës dhe Bashkimit Evropian, transmeton TV21.

Ka uruar Macronin dhe ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë, në interes të së ardhmes evropiane.

"Urime @EmmanuelMacron për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Francës.
Kjo është një fitore për 🇨🇵 dhe 🇪🇺. Shumë sfida na presin përpara dhe mezi pres të punojmë së bashku në interes të Francës dhe Maqedonisë së Veriut. Në interes të së ardhmes së Evropës", shkroi Kovaçevski në Twitter.