Kovaçevski: Pendarovski duhet të bisedoj me presidenten e Greqisë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të flasë me ministrat në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në lidhje me mundësitë për shtyrje të afatit për vlefshmërinë e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit.

Kovaçevski nuk premton zgjidhje, marrë parasysh se bëhet fjalë për obligim që del nga marrëveshja me Greqinë.

“Sërish do e përmend, me të vërtet kanë bërë përpjekje mbinjerëzore të punësuarit në MPB, atë kanë ndërruar 1.2 milionë pasaporta, mbeten ende. Njerëzit punojnë edhe në festa, edhe të dielave dhe kështu me radhë, do të flasim, ky është proces që duhet të përfundojë, duhet të përfundojë”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri thotë se për këtë problem nuk ka folur me autoritetet greke, ndërsa thekson se presidenti Stevo pendarovski mund të flasë me presidenten greke.

“Me autoritetet greke nuk kam folur, presidenti i shtetit më duket e mori për obligim që të dëgjohet me presidenten e Greqisë, kemi bisedime me ministrat e resorëve.

E kam pa iniciativën e VMRO-së deri tek gjykata kushtetuese, duhet të arrihet marrëveshje me Greqinë, do të bisedoj me ministrat, sepse ju mund të ndërmerrni ndryshime ligjore, por megjithatë bëhet fjalë për dokument për përdorim të jashtëm, që nënkupton se duhet një marrëveshje me Greqinë”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, me 12 shkurt përfundon afati i përdorimit të dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut për përdorim të jashtëm do të duhet të kenë dokumente personale me emrin e ri të shtetit, gjegjësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut.