Kovaçevski: Nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

Ne e kemi përballuar me sukses krizën energjetike – ka thënë sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Kuvend gjatë seancës për pyetje të deputetëve, përcjell KlanM.
Sipas Kovaçevskit, qeveria e tij përveç se nuk ka e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, ka shtuar edhe prodhimin duke e kthyer krizën energjetike në mundësi për vendin.
“Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi që i ngrohin gjatë dimrit. Për kompanitë në tregun e rregulluar, 72.000 kompani – çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha qendrat shëndetësore. A e dini sa kohë nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike nga ato qendra shëndetësore?! Gjithçka që nuk paguhej u mbulua. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha institucionet arsimore. Menaxhimin me ngrohjen qendrore e ka marrë Qeveria – a është rritur çmimi i ngrohjes qendrore, nuk është rritur, a ka pasur restriksione për ngrohje qendrore, nuk ka pasur restriksione për ngrohje qendrore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Krahasuar me vitin paraprak, siç tha Kryeministri Kovaçevski, ka rritje të prodhimit të energjisë elektrike për 44 për qind./KlanMacedonia