Kovaçevski: Nuk është koha për pikë dhe duele politike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk është koha për pikë politike dhe tenderë dhe ftesa për duele dhe takime, duke komentuar thirrjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për duel televiziv për krizën energjetike dhe ekonomike.

Lidhur me ofertat që VMRO-DPMNE po i përmend këto ditë në media, kryeministri beson se ato tashmë i kanë dorëzuar në EMV ashtu siç ka kërkuar dhe theksuar drejtori Vasko Kovaçevski.

Kryeministri tha se ky dimër dhe krizë e vështirë do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve që do të ofrojnë energji dhe ushqim për qytetarët.

Ai shton se në Këshillin e kaluar Ekonomik në përbërje të zgjeruar, ftesë i është dërguar edhe VMRO-DPMNE-së, por në seancë nuk është paraqitur asnjë përfaqësues i partisë opozitare.

“Ftesa për ta mbetet e hapur për Këshillin e ardhshëm Ekonomik, i cili do të mbahet këtë të mërkurë në orën 12:00. Qeveria është e hapur dhe natyrisht se janë të mirëpritur të prezantojnë zgjidhjet që i kanë”, thekson kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për AIM-në.

Mickoski sot i ka dërguar ftesë zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një takim në selinë e partisë, për t’ia shpjeguar planin dhe konceptin për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ndihmën për bizneset.