Kovaçevski në takim me Byrnes: Anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në në këtë kohë janë me rëndësi të veçantë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes.

Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja Byrnes diskutuan situatën në Ukrainë, duke theksuar se agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër një vendi sovran është kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe në botë, gjë që është vlerësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Në takim u theksua se në këtë kohë krize në botë, vlera dhe përfitimet e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara janë të një rëndësie të veçantë.

Në bisedë me ambasadoren Byrnes, kryeministri Kovaçevski prezantoi masat e Qeverisë për përballimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike, të cilat janë komplikuar edhe më shumë nga lufta në Ukrainë, dhe theksoi se këto janë masa gjithëpërfshirëse që synojnë mbrojtjen e sigurisë sociale dhe standardi i jetesës së qytetarëve, si dhe të ofrojnë kushte të qëndrueshme pune për kompanitë.

Ambasadorja Byrnes theksoi se kriza aktuale e sigurisë në Evropë tregon nevojën për fokus të vazhdueshëm në rajon dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë integrimin evropian të vendit.