Kovaçevski: Me Bullgarinë kemi ndërtuar ura të miqësisë

Faleminderit Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurisë dhe zv. Presidentit të Komisionit Evropian, Joseph Borrell, për angazhimin dhe mbështetjen e tij personale që i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë datën për negociata me BE-në, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni

Ai theksoi se është vendosur një parim i ri bashkëpunimi me Bullgarinë.

“Maqedonia e Veriut, si vend anëtar dhe kandidat i NATO-s që në ditët e para të konfliktit, dënuam ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe aktivizuam sanksionet kundër Federatës së Rusisë në përputhje me aleatët tanë nga BE, SHBA dhe NATO. Në këtë kontekst Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të veprojnë strategjikisht dhe me guxim dhe të bëjnë thirrje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit do të sigurojë stabilitet, por edhe zhvillimin e Evropës. Unë dhe kolegu im, kryeministri i Bullgarisë, kemi krijuar një parim të ri bashkëpunimi. Ne po ndërtojmë ura miqësie, po hapim mundësi të reja bashkëpunimi dhe po lidhim dy vendet. Kjo është mënyra e duhur për të arritur zgjidhjen e kontestit, tha Kovaçevski.