Kovaçevski: Maqedonia ka një kryeministër maqedonas!

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski mesazhi i zëvendësit të tij të parë Artan Grubi se “Maqedonia drejtohet nga shqiptarët” është vetëm fillimi i periudhës parazgjedhore në të cilën opinioni do të dëgjojë se kush është në krye të vendit.

“Maqedonia qeveriset nga shqiptarët dhe të gjithë kanë frikë nga shqiptarët që qeverisin vendin”, tha Grubi në promovimin e sekretariateve të degës së BDI-së në Çair, ku kryetari i degës Bekim Neziri gjatë këtij aktiviteti iu drejtuar Grubit me fjalët “përshëndetje kryeministrit Artan Grubi”, përcjell INA.

“Maqedonia aktualisht udhëhiqet nga një kryeministër maqedonas. Ju jeni gazetarë me përvojë dhe e dini që po hyjmë në zgjedhje. Në shtatë muajt e ardhshëm do të dëgjojmë se kush është në krye, por këtu kemi treguar se si një maqedonas, një vlleh dhe një shqiptar mund të punojnë së bashku. Le ta paraqesim buxhetin në Qeveri dhe të miratohet nga ministrat. Dhe falënderoj edhe Filipin edhe Fatmirin, e dërguam mesazhin kryesor se forca është në komunitet”, u përgjigj Kovaçevski në pyetjen e gazetarit gjatë promovimit të Propozim-buxhetit për vitin 2024.(INA)