Kovaçevski: Ka shanse që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se shumica qeverisëse nuk është në pikëpyetje dhe se ka shumicë stabile, përcjell TV21. I pyetur për mundësinë që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë, Kovaçevski tha se gjithçka varet nga marrëveshja politike.

“Aleanca ka shprehu vullnet politik që është për koncept evropian të shtetit. A do të hyjnë në Qeveri, po ka shanse për këtë, siç thanë edhe liderët e tjerë politik. A do të ndodh kjo? Varet nga marrëveshja politike, kuptohet, marrëveshja politike gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor tjetri përcaktimi i kuadrove, deri sa nuk ndodh diçka e tillë nuk mund të besojmë se do të ketë edhe një partner qeverisës”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv