Kovaçevski: Hetimin për Onishçenkon do ta vazhdojë kryesia e re e ASK-së

Hetimi për Onishçenkon tani do të duhet të përfundojë nga udhëheqsia e re e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, për t’i raportuar Kuvendit dhe Qeverisë në një seancë të mbyllur dhe më pas mund të ndërmerren hapat e duhur në përputhje me pretendimet e atij hetimi, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse drejtori i sapoemëruar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ka kryer një hetim të ri në lidhje me rastin Onishçenko, ai u përgjigj se të njëjtën duhet ta përfundojë udhëheqsia e re.

“Komisioni Kuvendor për Mbikëqyrje të Shërbimeve të Sigurisë filloi në mënyrë famëkeqe me punën e tij në lidhje me këtë rast, sepse një seancë me dyer të mbyllura u transmetua drejtpërdrejt, për të kishte një hetim nga MPB-ja, rezultatet e të cilit ishin dorëzuar nga Kuvendi, për shkak se u kërkuan prej aty pas kësaj, natyrisht që diskutimi do të vazhdojë në atë seancë në koordinim mes kryetarit të komisionit, kryetarit të Kuvendit ndoshta dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare”, tha kryeministri.

Kovaçevski shtoi se ky hetim tani do të duhet të përfundojë nga udhëheqsia e re e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe t’i paraqitet Kuvendit dhe Qeverisë në një seancë të mbyllur dhe më pas, siç tha ai, “mund të ndërmerren hapa adekuat në përputhje me akuzat e atij hetimi”.