Kovaçevski: Do të bëjë gjithçka që qytetarët të kenë standard sikur në ish-Jugosllavinë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të punojë që qytetarëve të RMV-së t’u sigurojë  standard jetese sikur në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai tha se shteti ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët nga goditja e rritjes së çmimeve.

“Ne në Jugosllavi kemi pasur një standard më të mirë se të gjitha vendet nga Evropa Lindore që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe unë do të marr të gjitha vendimet e nevojshme që qytetarët tanë të kenë një standard më të mirë se ata”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për investimet amerikane në Maqedoni.

Kovaçevski theksoi se Qeveria i mbrojti qytetarët, institucionet në arsim dhe shëndetësi, kompanitë nga rritja e çmimeve.

“Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike shtëpiake. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi dhe që i ngrohin në dimër. Për kompanitë në tregun e rregulluar, 72.000 kompani – çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind. Ne kemi dhënë energji elektrike për të gjitha qendrat shëndetësore”.

“A e dini sa kohë nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike pas atyre qendrave shëndetësore?! Gjithçka që nuk paguhej u mbulua. Ne kemi dhënë energji elektrike për të gjitha institucionet arsimore”, deklaroi Kovaçevski.