Kovaçevski do ta udhëheq delegacionin e RMV-së në Samitin e Tiranës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, nesër do të marrë pjesë dhe do të flasë në Samitin Bashkimi Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit e Samitit do të priten nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve të lartë evropianë Charles Michel dhe Von Der Leyen, si dhe kryeministrave të Belgjikës, Luksemburgut dhe vendeve të tjera evropiane.

Në Samit, vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë një deklaratë me BE-në për forcimin e bashkëpunimit në disa segmente, e cila siguron kushte dhe përfitime më të mira për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e Tiranës, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë edhe në dy panel diskutime, në fokus të të cilave do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet vendet në përballjen e përbashkët me sfidat e imponuara nga kriza ekonomike dhe energjitike.

Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Tiranë janë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.