Kovaçevski: Dialogu me Bullgarinë duhet të bazohet në vlerat evropiane

Dialogu me Bullgarinë duhet të bazohet në vlerat evropiane, respekt dhe bisedë dinjitoze, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se ndonëse shpeshherë diskutimin mund ta marrin përsipër nacionalistët, qeveritë e dy vendeve, të cilat janë të orientuara drejt Evropës, kanë detyrimin të imponojnë një narrativë që do të jetë pozitive dhe e orientuar drejt së ardhmes, e cila do të mundësojë fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Duke folur për procesin e integrimit të vendit në BE, kryeministri Kovaçevski në Forumin me rastin e 100 ditëve të mandatit të qeverisë së tij, tha se si shtet në tridhjetë vitet e fundit kemi bërë shumë dhe kemi hequr dorë nga shumë, gjithçka për të përmbushin kriteret e anëtarësimit në BE, gjë që konfirmohet nga katër raportet pozitive të KE për vendin.

Mbështetja që marrim vazhdimisht nga Gjermania, Franca, SHBA-ja dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së është e rëndësishme, por anëtarësimi varet nga konsensusi. Fatkeqësisht, ne kemi një sfidë me një shtet fqinj, për shkak të vetos që qeveria e fundit bullgare e vendosi në fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, suksesi i dialogut të nisur me Bullgarinë dhe suksesi i zgjidhjes së qëndrueshme mund të arrihet vetëm në bazë të dialogut, i cili bazohet në vlerat evropiane, por edhe në parimet e respektit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe parimit të dinjiteti, ku të dyja palët duhet të ruajnë dhe ushqejnë dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve.

“Kështu dialogu do të jetë pozitiv dhe me rezultat që do të krijojë bazën për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në të ardhmen mes dy vendeve fqinje që po ecin përpara si anëtarë të BE-së”, tha Kovaçevski.