Kovaçevski: Borxhi i jonë është ta ruajmë dhe ta përhapim gjuhën maqedonase

Gjuha maqedonase është në thelbin e identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe si të tillë do ta mbrojmë dhe ruajmë, porositi kryeminstri Dimitar Kovaçevski.

Në nder të 5 Majit, Ditës së gjuhës maqedonase, në profilin e tij në Fejsbuk ai publikoi se sot u shprehim nderime të gjithë atyre të cilët e kanë krijuar gjuhën e shkruar, letrare, standarde maqedonase.

“Borxhi i jonë ndaj gjeneratave të ardhshme është ta ruajmë dhe ta përhapim”, theksoi Kovaçevski.