Kovaçevski: Askush nuk ka dobi nga bllokada, ligji për amnisti mund të modifikohet

-Askush nuk ka asnjë dobi nga bllokada, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në komentimin e tij mbi paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për bllokadë ndaj ligjit për amnisti, shkruan TV21. Kovaçevski tha se sikurse secili propozim ligj, edhe ky duhet të pësojë ndryshime, por që sipas tij burgjet janë të mbingarkuara dhe me këtë zgjidhje ligjore nuk falen të dënuar me vepra të rënda penale.

“Ministria e Drejtësisë tashmë ka kërkuar nga koordinatorët e grupeve parlamentare që ta japin mendimin e tyre, kjo është përgjigja nëse modeli do të pësonte modifikime, është normale që sikurse çdo ligj në Kuvend, mund të pësojë modifikime, të hapet debat kështu me radhë”, tha Kovaçevski./tv21.tv