Kovaçevski: 6 vjet nga dhuna e 27 prillit në Kuvend, ende s’ka kërkim falje nga VMRO-DPMNE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh e ka filluar me deklaratën se pret që në gjashëtvjetorin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend kërkim falje nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por në vend të kësaj ai sheh se ka shpërblim për personat që kanë kryer aktin e dhunës.

“Fillimisht prisja që në ditën e sotme dikush nga partia VMRO-DPMNE përfundimisht të kërkojë falje për aktin më të tmerrshëm që ka ndodhur ndonjëherë në këtë Kuvend, kur në mënyrën më brutale u rrahën deputetë dhe zyrtarë të tjerë në Kuvend, me të vetmin qëllim për të qëndruar në pushtet. Por, ja gjashtë vite me radhë nuk ka pasur falje, përkundrazi ka pasur shpërblim me mjete financiare nga buxheti për ata që kanë kryer atë akt”, deklaroi Kovaçevski.

I pari në listën për pyetje deputetësh ka qenë Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.