Sofja kundërshton ndërmjetësimin e BE-së në dialogun me Shkupin

Bullgaria nuk e sheh të nevojshëm ndërmjetësimin evropian në dialogun me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se çështjet mes dy vendeve nuk janë të karakterit bilateral, por janë pjesë e marrëveshjeve të miratuara në nivel evropian.

Këtë qëndrim e shprehu ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova, në Parlamentin bullgar, duke theksuar se Sofja pret që Maqedonia e Veriut të ndërtojë një narrativë politike që nuk drejtohet kundër Bullgarisë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, deklaroi se dialogu aktual mes Shkupit dhe Sofjes për çështjet e hapura ka mbështetjen e institucioneve evropiane dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski kishte propozuar që përfaqësuesit e BE-së të ndërmjetësojnë dialogun mes dy vendeve.