​Modelja me linja të plota shton edhe 22 kg, ka një porosi për nënat shtatzëna

Pasi shtoi 22 kg gjatë shtatzënisë, modelja e famshme ka një porosi për nënat.

Modelja më e famshme e madhësisë plus Ashley Graham, 32-vjeç, postoi në Instagram në muajin gusht se ajo dhe burri i saj ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Që nga ajo kohë, ajo ka postuar rregullisht foto dhe video që tregojnë ndryshime në trupin e saj gjatë shtatzënisë.“Kam fituar 22 kile. Dhe çfarë është më e mira, nuk më intereson.

Asnjëherë nuk jam ndier më mirë dhe jam aq mirënjohës sa trupi im dhe djali im më kanë lejuar të jem aq e lëvizshme dhe fleksible sa kam qenë më parë”, shkruan ajo në një postim në Instagram.

“Midis stërvitjes, jogës, akupunkturës dhe masazheve limfatike, më në fund ndjehem sikur e kuptova atë shtatzëni dhe si të ndjehem më mirë,” shtoi ajo.

Njoftimet e saj shtynë shumë nëna që të flasin për shtimin e peshës gjatë shtatzënive, transmeton KP.